"Sëmundja" ---------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Mungesa e një lideri cilësor e ka kthyer Shqipërinë si një kamp te madh refugjatesh, ku eksporti i vetëm janë “Refugjatet” ...............................................................................Arben Vrapi ---------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Evropa fillon nga Sicilia deri ne Danimarke, problemi është se shqiptarët ku do të jenë. ---------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Me ritmin e “sukseseve” te këtyre 20 viteve Shqipërise do ti duhet rreth 150 deri 200 vjet për tu bere vend i zhvilluar, i ngjashëm ne Zvicrën sot. Nuk ka vend tjetër ne bote ne 100 vitet e fundit qe 50% e popullsisë për 20 vjet te shndërrohet ne emigrant dhe ledershipi konfiguron një shtet si një makineri idiote qe pret paratë e emigranteve për te lyer me boje apo shtruar asfalt. Me lidershin mediokër te këtyre 20 viteve Shqipëria po te ishte si territor ne Bangladesh shume individë do te vdisnin nga uria por fale te qënurit ne Evrope dhe genit histerik te nje pjese te shqiptareve qe bëjnë ne perëndim gjithshka nga me e liga deri ne gjera interesante ne kemi një lloj ekonomie te rëndomte me paratë e emigranteve. Rroli i një shteti modern është te shndërrohet ne një katalizator te ekonomisë, kurse shteti shqiptar është shndërruar ne një pompe qe thith paratë e shqiptareve duke e kthyer mjedisin ekonomik ne shkretëtirë. Performanca e 17 viteve te Zogut është dy apo tre here me te mira se 20 vitet e demokracisë edhe pse ne kemi me shume avantazhe teknologjike apo miqësinë me anglo-saksonet. Vendet e zhvilluara për te bere një hap para duhet te eksperimentojnë sepse e bëjnë për here te pare, kurse vende ne zhvillim siç është Shqipëria rrugën e kane te njohur nga vendet e zhvilluara, vetëm i duhet te kenë një lidership. Me vende si Shqipëria apo Greqia qe kane një ekonomi sorrogato dhe pa kulture prodhimi ne tregje te lira, si pasoje e mungesës se një lidership cilësor për ekonominë flasin llogaritaret dhe jo lidershipi. Pas viteve 90 ne mungese te ajkës se ajkës qe përben majën e shtetit, zanatçinj te rëndomte si farmacist, llogaritare, pikturist, figurant, bejtexhi u bene lidership, ne vend qe te shkonin emigrant. Ndërsa vendit i duhej një gjeneral. Aq e dëshpëruar ishte situata sa një arkeolog behet kryeministër, për rekord guinness. Tani është e frikshme për një mediokër te behet ministër apo kryeministër, loja nuk është me e rëndomte, për te pasur ndonjë rezultat është shume here me e vështirë. Ky vend duhet te filloje te prodhoje dhe një lidership zanatçi apo me prejardhje nga provinca te thella te lindur me principe primitive parafshatare ku tjetri shihet si armik ne qoftese i pengon synimet dhe i përpunuar nga filozofia komuniste si njeriu i ri ne te cilen mbështetej nga parime Pa fare, Pa fe, dhe Pa atdhe, nuk kane cilesite për ta bere ketë, ne jemi ne gare me te gjithë boten. Koha e mediokërve te suksesshëm ne një toke te braktisur siç ishte Shqipëria ne vitet 90 po shkon drejte fundit. Tani ka mundësi qe inteligjentet te jene edhe te suksesshëm. Ne jemi një komb i ngjashëm me Izraelin Shqiptaret kane qeverisur perandorinë Osmane me te madhe te kohës nga 560 vjet qe ishte perandoria 150 vjet kane qeverisur 39 kryeministra shqiptare (Interviste me Studiuesin Turk) apo siç thotë shkrimtari Amerikan H.C. Armstrong ne librin e tij Grey Wolf (Ujku i Murrme) Mustafa Kemal (Ataturk) babain e kishte Shqiptar dhe nenen Maqedonase (Per me shume wikipedia.org) . Lista e te gjithe kryeministrave te perandorise osmane. Pra ne ishim osmanet ne ishim perandoria, sot nuk jemi ne performancen me te mire qe duhet te ishim. Mustafa Qemal u shpall me ligje nga Parlamenti i Turqisë me 24 Nëntor 1934 "Atatürk" Babai i Turqisë, kur ishte gjalle. Ai ndërroje jete ne moshën 57 vjeç me 10 Nëntor 1938, (Reformat epokale qe beri Mustafa Qemal Atatürk vetem ne 15 vjet) Arritjet e Ataturkut janë te atilla qe ti bashkosh të gjithë kontributet e çapaçulëve që qeverisën më pas Turqinë në 80 vitet e fundit nuk i afrohet as 10% të tij. Sa për informim edhe himni i Turqisë është shkruar nga poeti Mehmet Akif Ersoy qe babain e kishte shqiptar Duhet te fillojmë te kemi respekt për veten qe te mund te vlerësojmë karrigen e kryeministrit qe është shume e rëndësishme për perspektiven e vendit, kush do te ulet aty. Sipas studimeve te bera ne Amerike ne qoftese aty ulet një barbare ai tërheq si me magji ne staf barbaret dhe kur ulet nje talent ai tërheq talente, kur ulet një menaxher i nivelit te dyte ai tërheq te nivelit te dyte. Pretendentet për tu ulur ne karrigen e kryeministrit qe nuk kane programe për ta bere Shqipërinë Izrael jane te paafte te ligj dhe përfitues te vegjël. Ne zgjedhjet e ardhshme starti për te kandiduar për kryeministër duhet te jete programe ekonomike qe sjellin rritje mbi 10% për vendin. Me ketë mënyre do te dekurajonim kandidatet mediokrit qe garojnë vetëm me ane te shpifjeve dhe i harxhojnë vitet shqiptareve me broçkulla. 5% rritje ekonomike vjen nga kriminaliteti shqiptar jashtë, 5% duhet te vije nga zgjedhja e personit për kryeministrit.
Gjendja e Ekonomise se Shqipërisë
Unë jam i gatshëm te ndërtoj dhe ta zbatoj një plan kombëtar për zhvillimin e Shqipërisë qe për rreth 20 deri 25 vjet te behet vend i zhvilluar i ngjashëm me Izraelin apo Korenë e Jugut. Sa per informacion keto dy vende e kane nisur nga zeroja dhe per 40 vjet jane bere vende nga me te zhvilluarat ne bote. Ne mungese te lidershipit cilësor Oponencën e këtij plani dëshiroj ta beje Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale, ku unë kam certifikuar shpikjet e mia. Link: http://www.wipo.int/ Gjithashtu me duhet edhe një lidership me intelekt mesatar qe te ketë ambicie për ti bere vetes një përmendore. Programi (medioker) i qeverise për Zhvillimin Strategjike te Inovacionit
(Shembull, si duhet ) Building Ireland’s Knowledge Economy?
(Research) Building a knowledge economy
"Terapia"
|
|